E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamëz,burri sherr se i ngacmontebashkëshorten e qëllojnë me armë

TIRANE - Dy bashkëshortë janë përfshirë në një konflikt banal i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armës.

Engjëllushe Pitarka sëbashku me Nezir Pitarkën janë shoqëruar në polici pasi dyshohet, që pas konfliktit banal me shtetasin Nezir Bushi, ku shtetasja Ëngjëllushe Pitarka ka nxjerrë armën pistoletë tip zaztava duke qëlluar mbi të e duke e lënë të plagosur.

Konfliktin e nisur, që para disa ditësh mes çiftit në Kamëz, pasi Bushi ngacmonte bashkëshorten e Pitarkës.

Në tentativë për të sqaruar situatën e krijuar mes burrit dhe personit i cili dyshohet se ngacmonte Engjëllushen nuk ka qenë e mundur ku në mesditë në rreth rrotullimin e Institutit në Kamëz vetë Engjëllushja ka qëlluar mbi Nezir Bushin.

Menjëherë pas ngjarjes kanë nderhyrë shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Stacionit të Policisë së Institutit Buqësor Kamëz, te cilët kanë kapur në flagrancë dhe shoqëruar autorët në ambjentet e Komisariatit të Policisë Nr.5 në Tiranë.

Policia i ka bllokuar autorëve ne vendngjarje një arme zjarri pistoletë, te cilën e mbanin pa leje, me fishek në folenë e fishekut, si dhe disa gëzhoja.

Menjëhere është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po heton lidhur me rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të jetë kryer për motive xhelozie, pasi djali i viktimës shtetasi Adriatik Buci, dyshohet se mund të ketë ngacmuar bashkëshorten e autorit Idriz Pitarka.

Hetimet lidhur me këtë ngjarje, janë duke vazhduar me këqyrjen e vendit të ngjarjes, pyetjen e personave që kanë dijeni për ngjarjen, kryerjen e ekspertimeve të nevojshme, pyetjen e autorëve etj.

Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›