Mësuesi i akuzuar për ngacmim ndaj nxënëses: Janë sajesa
LEZHE - Mësuesi i denoncuar nga nxënësja 15-vjeçare me akuzën për kryerjen e veprave të turpshme me të, ka thënë sot në gjykate se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.
Ai ka përgënjeshtruar gjthçka duke thënë, se “akuzat e bëra janë një sajesë”. Kjo ka qenë deklarata e mësuesit 63-vjeçar nga Rrësheni e bërë dje gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Lezhës.
Ai është denoncuar nga familjarët e 15-vjeçares me iniciale E.V, duke thënë se kjo histori është sajuar nga këta të fundit, por pa dhënë ndonjë shpjegim rreth këtij pretendimi.
Gjini është paraqitur në Gjykatë rreth orës 11.00 për të marrë masën e sigurisë ndërsa i është përmbajtur deklarimeve të mëparshme se këtë çështjeve e kanë sajuar vetë familjarët.
Ai para trupit gjykues është shprehur se vajza ka qenë një studente e mirë dhe në asnjë rast nuk i është mohuar nota apo kërkuar ndonjë shpërblim nga ana e saj . Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë me burg për Dedë Gjinin deri në përfundimin e plotë të hetimeve në lidhje më këtë ngjarje.
Mësuesi është denoncuar ditën e shtunë me pretendimin e familjarëve se ka tentuar të abuzojë më vajzën në këmbim me notën.
(ad.ti/shqiptarja.com)