Kamioni i rrugëve me defekt, vdes gruaja
Kamioni i nisur për të shtruar një rrugë rurale përfundon në greminë.
SHKODER/ RITVAN DIBRA
Nëntë punëtorët dhe dy gra, të hipura si pasagjere u dërguan në spital në gjendje të rëndë, ku disa orë më vonë humbi jetën 55-vjeçare Katrina Çoba. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:00 në aksin rrugor Shllak-Postribë, në vendin e quajtur Vilëz në fshatin Drisht. Një defekt teknik në kamionin tip “Iveco”, me targë SH 6133 C, drejtuar nga 39-vjeçari, Isuf Mehaj, dyshohet të jetë shkaku i aksidentit, të ndodhur dhe në një terren tepër të vështirë. Sipas punonjësve të Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale, ata ishin nisur drejt zonës së Drishtit, ngarkuar me gurë për të riparuar rrugën, e cila është në gjendje jo të mirë, pasi gjatë stinës së verës ka shumë qarkullim si të vendasve, ashtu dhe vizitorëve të tjerë që shkojnë për të njohur historinë e kësaj komune të vjetër dhe me natyrë të veçantë. Gjatë rrugës, dy gra kanë kërkuar t’i merrnin në kamion deri në afërsi të urës së Mesit, pasi do të udhëtonin drejt Shkodrës. Të plagosur më rëndë janë tashmë 3 persona, mes tyre dhe shoferi, ndërsa të tjerët jashtë rreziku për jetën. Një prej të plagosurve, Enver Buhaj nga spitali i Shkodrës tregon se, e ka ndjerë se diçka nuk shkonte, sapo janë futur në zonën e Drishtit. Për fat, ai është hedhur nga makina, ende pa rënë në greminën 200 metra të thellë. “U thashë shokëve që të mos e ngarkonim kamionin kaq shumë, pasi është jashtë kapacitetit dhe rruga nuk është e mirë. Por të gjithë mendonin se, duke ecur ngadalë nuk kishte pse të ndodhte ndonjë gjë. Sapo jemi afruar rreth 2 kilometra pranë Drishtit, në Vilëz, në dishezën e rrugës, besoj se nga pesha e madhe, pjerrësia e rrugës dhe mungesa e asfaltit frenat nuk mbajtën më dhe mesa më kujtohet edhe marshet kaluan në afolje. Në këto çaste, shoferi është munduar ta orientojë kamionin drejt anës tjetër për ta shpëtuar nga rënia, por nuk u shmang dot. Unë përfundova në rrugë, por shihja kamionin që vazhdonte të saltot drejt greminës”. Dëshmitari tregon se në kamion ishin 10 persona. “Shumica prej nesh kishte hipur në karrocerinë e makinës mbi materialin që do të shtronin në rrugë, ndërsa 2-3 vetë në kabinën e shoferit. Saltot e kamionit kanë hedhur sa andej-këtej shokët e mi punonjës të Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale, ndërsa ata të kabinës nuk e di se si mund të jenë hedhur apo të kenë kërcyer. Nuk ka vonuar shumë dhe një furgon që po kalonte në atë rrugë është ndaluar dhe pasi na ka pyetur si ishim ka lajmëruar spitalin dhe policinë. Ndihma ka qenë e shpejtë dhe shyqyr zotit jemi gjallë”. Pas ngjarjes, kryetari i Këshillit të Qarkut Gjovalin Kolombi është shprehur se, shpëtimi i punonjësve të Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale ishte një mrekulli, pasi tragjedia mund të ishte më e madhe. “Aksi është i vështirë, problematik si shumë akse të tjera të zonave malore të Qarkut të Shkodrës. Por, duke e parë rrugën mendoj se nuk ka qenë shumë problem ajo, pavarësisht amortizimit të saj, pasi këtu ka gjerësi”. Edhe Faz Shabaj kryetari i Komunës Postribë theksoi dyshimet për një defekt në kamion. Mjeti do t’i nënshtrohet ekspertizës, ndërsa do merren në pyetje shoferi dhe të plagosurit.