Bushi: “Sllovenia, skuadër të mirë”

Alban Bushi, sulmuesi më prodhimtar i Kombëtares shqiptare (14 gola) u rikthye në përfaqësuesen kuqezi (pas përjashtimit të bërë nga Brigeli), pikërisht në ndeshjen kundër Sllovenisë në Shkodër. Gati një hero te skuadra greke e Apollon Kallamarjasë gjatë sezonit të kaluar (aktuali me shumë probleme burokratike), "Loku" e konsideron Slloveninë si favorite për të fituar. "Sllovenët luajnë në fushën e tyre, kanë një skuadër të mirë dhe kanë një nivel më të lartë në të gjitha fushat e jetës", - tha sulmuesi veteran për të përditshmen "Sport Ekspres". "Kundër Sllovenisë kemi luajtur dy ndeshje shumë të mira në vitin 1999, por ata kishin një skuadër më të mirë".