Grushti i Stojkut, 1 milion lekë

Të premten e kaluar, në ndeshjen kundër Teutës, futbollisti me përvojë i Shkumbinit, Gentian Stojku, goditi me grusht të riun e formacionit durrsak, Dushkun, në ndeshjen Teuta-Shkumbini (1-1), ku brenda pesë minutash u nxorrën tre kartona të kuq. Por kënaqësia e tepruar e Stojkut u "shpërblye" nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit me një gjobë 1 milion lekë (të vjetra) dhe katër javë pezullim nga kampionati.
Disiplinori i FSHF-së sërish mori masa drastike ndaj futbollistëve që godasin me shkelm kundërshtarët dhe fyejnë zyrtarët kundërshtarë. Një fat të tillë e pësoi edhe lojtari i Tepelenës (Kategoria e Parë), Edison Merja, i cili për shkak të goditjes me shkelm të kundërshtarit nga Bylisi u pezullua pesë javë nga aktiviteti dhe u gjobit me 100 mijë lekë (të reja). Po kështu edhe Klubi i Futbollit ‘Tepelena" u gjobit me 50 mijë (të reja) lekë për shkak të incidenteve të krijuara nga tifozët tepelenas. Futbollistët e Velecikut, Arbër Gjoka dhe Neritan Dorzaj, për goditje me grusht të gjyqtarit anësor u pezullan një vit nga aktiviteti futbollistik. Jashtë "dorës së hekurt" të FSHF-së nuk mbeti edhe zëvendëstrajneri i Velecikut, Selami Pepaj, i cili për gjeste fyese dhe provokuese ndaj gjyqtarit u pezullua me gjashtë muaj. Pezullime dyjavore për fyerje morën edhe Artur Ngjela (Bilisht Sport), Elton Ceno (Sopoti), Erald Shera (Erzeni), Samir Gjokaj (ADA).