E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Paketa e Rames, nga tryeza e opozites

Aleatet e Partise Socialiste duket se i mbeshtesin 10 pikat, e bera publike nga kryetari i PS, Edi Rama. Pas publikimit te tyre, vetem dy dite me pare, nga vete Rama, Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, eshte shprehur se dhjete pikat e propozuara nga kryetari Rama, kane dale nga tryeza e opozites dhe gjejne mbeshtetjen e partive opozitare aleate. "Ne jemi dakord, sepse propozimet e Rames, kane dale nga tryeza e partive aleate. Tryeza mblidhet cdo jave", tha Milo per gazeten "Koha Jone". Pa pranuar te komentoje me gjate ne detaje, propozimet e kreut socialist, Milo thjesht deklaroi aprovimin e tyre, duke mohuar nje mosmarreveshje mes paleve, qofte edhe per ato ceshtje te djeshme per aleatet, si reforma zgjedhore. Reforme, per te cilen Rama deklaron ne nje nga propozimet e bera, se kerkon "te vendoset me marreveshje dypaleshe perfundimi i Reformes Zgjedhore brenda marsit te vitit 2012, bazuar ne te gjitha rekomandimet e dy raporteve te fundit te OSBE/ODHIR-it, duke rene dakord se cdo propozim i Partise Socialiste per Kodin e ri Zgjedhor, qe merr driten jeshile te ODHIR-it dhe/ose Komisionit te Venecias, pasi gjendet ne perputhje me standardet nderkombetare, miratohet me konsensus, si edhe te perfshijme ne procesin e kesaj reforme, nje ekspert me pervoje te sugjeruar nga ODIHR-i". Dy dite me pare Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, gjate nje deklarate per shtyp, beri publike ne adrese te mazhorances, 10 kerkesat qe opozita kishte si kusht ne kembim te votave ne parlament, per miratimin e ligjeve me 3/5 dhe zgjedhjen e Avokatit te Popullit. Kushte keto te fundit, te cilat nuk i kerkon mazhoranca, por Bashkimi Evropian. Brukseli i ka bere te ditur politikes shqiptare se do te jape nje pergjigje pozitive per kerkesen e statusit si vend kandidat, nese parlamenti miraton 12 pikat qe BE i ka dhene Shqiperise si detyra shtepie. Dy nga keto kerkesa jane miratimi i ligjeve me 3/5 dhe zgjedhja e avokatit te Popullit. Mos miratimi i tyre eshte nje pengese kryesore per integrimin e vendit. Por, Partia Socialiste dhe aleatet e tjere te majte te saj, pak jane shqetesuar per pergjigjen negative qe Shqiperia mund te marre per shkak te mosplotesimit te ketyre dy kerkesave. Pergjigja e Brukselit pritet te behet publike ne fillim te muajit tetor, dhe opozita duke shfrytezuar kohen e pakte ne dispozicion per te plotesuar keto kerkesa, ku vota e saj eshte e rendesishme, i ka vene si kusht mazhorances, 10 kushtet e saj. Kushte, te cilat sipas mazhorances nuk jane te pranueshme dhe nuk mund te miratohen ne nje kohe kaq te shkurter. Sipas demokrateve, opozita po bllokon qellimisht procesin integruar dhe po shfrytezon momentin per te marre ndonje cope nga "torta" e pushtetit, sepse ne kembim te saj kerkon ne tavoline pushtetin dhe marrjen e drejtimit te institucioneve kryesore ne vend.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›