Rekordi i ri kubanezi mban topin ne ajer 93 minuta

Sportisti kubanez Erick Hernandez ka vendosur një rekord të ri botëror në mbajtjen e topit të futbollit në ajër, duke përdorur vetëm gjunjtë e tij. Hernandez ka thyer rekordin personal që e kishte vendosur në vitin 2009, duke qëndruar më gjatë në aksion.
Ai e mbajti topin për 1 orë 33 minuta e 29 sekonda përpara mediave të shumta në një hotel të kryeqytetin Havana. Nëse gjithçka duket e lehtë, Erick Hernandez shpjegon se mbajtja e topit në ajër duke përdorur vetëm gjunjtë është diçka shumë e vështirë, e cila kërkon përgatitje të lartë fizike.
Sipas tij, sportisti humb shumë energjin edhe nga përqëndrimi i lartë. Gjithsesi, Hernandez shprehet i lumtur për këtë rekord të ri, i cili do të promovojë akoma më shumë sportin kubanez në mbarë botën.
“Jam shumë i lumtur dhe falendefroj zotin që arrita të vendos një tjetër rekord, jo vetëm personal, por edhe për sportin e vendit tim”, ka bërë të ditur Hernandez. Suksesi i këtij të fundit vjen në 100 vjetorin e futbollit në Kubë, një vend ku sportet më të ndjekur janë bejzbolli dhe volejbolli.
Nertan Prifti