E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne krye te Premier League Mancini i bindur ne fitore

Trajneri i Manchester City Roberto Mançini është më i bindur se kurrë që skuadra e tij do të fitojë titullin kampion në Premier Ligë. Formoacioni i drejtuar nga tekniku italian ka siguruar një tjetyër fitore në javën e fundit, duke mundur 2-0 Everton, ndërsa ky sukses e ka ngjitur atë në kuotën e 16 pikëve, po aq sa kanë edhe rivalët e përjetshëm të Manchester United.

“Nuk jam aspak i habitur me ecurinë e skuadrës, pasi këto rezultate vijnë si pasojë e projektit të gjatë dhe të mirëmenduar për t’u ngjitur në majën e futbollit anglez dhe atij auropian. Skuadra po përgjigjet mirë ndaj objektivave dhe jam i kënaqur për këtë. Do të kërkojmë titullin kampion dhe tani unë besoj më shumë”, ka bërë të ditur Mançini.

Trajneri italian ka një tjetër arsye pse të jetë im kënaqur. I polemizuar gjatë gjithë muajve të fundit, Mario Balloteli është kthyer i rëndësishëm për skuadrën. Sulmuesi shënoi në ndeshjen e fundit, duke ndihmuar Manchester City të merrte maksimumin kundër Everton.

“Mario është një lojtar fantastik. Sigurisht që ka nevojë të rrkitet më shumë, por jam i bindur se golat do ta ndihmojnë për t’u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës’, ka përfunduar Mançini.

Manchester City i ka bërë një nisje të shkëlqyer sezonit të ri të Premier Ligës dhe në gjashtë ndeshje të luajtura ka regjistruar 5 fitore dhe vetëm një barazim.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›