Rrezikohet boterori FIFA do te vendose ne 20 tetor

Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Botërorëve që një vend i zgjedhur për të organizuar turneun, të humbasë të drejtën për të zhvilluar kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit. Por cdo gjë e ka një herë të parë dhe Brazili mund të jetë rasti i parë.
I zgjedhur për të organizuar Botërorin 2014, organzatorët brazilianë po përballen me shumë problem dhe vonesa sa i përket ndërtimit të stadiumeve dhe infrastrukturës së nevojshme për një turne gjigand si Kupa e Botës. Një tjetër problem me të cilin duhet të përballen organizatorët është edhe siguria e tifozëve që sipas llogarive do të jenë me miliona gjatë muajit të finaleve. Por përtej organzimit, është shteti Brazilian ai që bie ndesh me FIFA-n.
Ligji i ri për Kupën e Botës i propozuar nga presidenti i vendit kundërshton disa nga pikat më të rëndësishme të kontratës mes Brazilit dhe FIFA-s, të cilat i përkasin sponsorave të Botërorit, të cilët mbulojnë 80% të të ardhurave të kompeticionit. Të gjitha këto kanë shtuar rrezikun që Brazili të humbasë përfundimisht organizimin e Kupës së Botës, ndërsa vendimi përfundimtar do ta marrë FIFA më 20 tetor, ditë kur do të përcaktohet edhe kalendari i turneut. Ndërkohë, që tani kanë nisur të flitet për një “Plan B’, ku Rusia, Anglia dhe Gjermania janë të gatshme për të pritur Botërorin 2014.
Nertan Prifti