E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo te Reali Asambleja e klubit kunder

Lidhja e Jose Mourinhos me Realin e Madridit nuk është aq e bukur sa duket nga jashtë. Trofetë e munguar në sezonin e parë dhe polemikat e shumta që janë specialitet i trajnerit portugez kanë sjellë reagimin e ashpër të disa prej anëtarëve të Asamblesë së klubit madrilèn. Në mbledhjen e fundit të saj tema kryesore ka qenë e ardhmja e Jose Mourinhos, ndërsa nuk kanë munguar edeh zërat e fortë që kërkonin largimin e teknikut. 

E përditëshmja spanjolle “Marca” një gazetë shumë pranë klubit ka zbardhur debatet e zhvilluara në mbledhje ku anëtarë me potencë në bordin drejtues janë shprehur kundër mënyrës se si Mourinho po menaxhon skuadrën. Askush nuk ka vënë në dyshim aftësitë si trajner të portugezit, por sipas tyre ai po prish imazhin e një prej klubeve më të famshëm të futbollit botëror. Polemikat e shumta me mediat, federatën madje dhe UEFA-n, por dhe gjesti i famshëm i futjes së gishtit në syrin e zëvendëstrajnrit të Barcelonës, Tito Villanova e kanë vendosur gjithmonë Mourinhon në qendër të kritikave.

Këto janë forcuar në mbledhjen e Asamblesë së Realit të Madridit, ku sipas disa anëtarëve të saj trajneri portugez e jka kthyer skuadrën në një pronë personale dhe e përdor atë si reklamë ndaj vetes. Por përtej zërave që kërkojnë largimin e tij, Mourinho ka një mbrojtës të fortë, presidentin Florentino Perez. Ky i fundit nuk ka mohuar zërat kundër, porn ë të njëjtën kohë ka konfirmuar portugezin në krye të pankinës së Realit të Madridit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›