"Kampionati II Kombëtar i Minifutbollit për Personat e Verbër"
Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë (SHVSH) me mbështetjen e Kompanisë Celulare AMC dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, organizoi javën e shkuar, më 5-8 korrik, Kampionatin II Kombëtar të Minifutbollit për Personat e Verbër.
Ky aktivitet u zhvillua në stadiumin "Niko Dovana" të qytetit të Durrësit, me pjesëmarrjen e gjashtë ekipeve të minifutbollit me lojtarë të verbër. Ekipet pjesëmarrëse ishin nga qyteti i Tiranës, Tepelenës, Shkodrës, Lezhës, Vlorës dhe Elbasanit. Aktiviteti u organizua nën përkujdesjen e veçantë të AMC dhe stafit të saj.
Ekipi fitues i këtij viti u shpall ai i qytetit të Lezhës, pasi mundi me penallti ekipin e Tiranës në ndeshjen finale.
Ky aktivitet i mbështetur nga AMC synoi të ofrojë mundësi reale për personat e verbër për t‘u angazhuar në aktivitete sportive, duke nxitur gjithëpërfshirjen dhe integrimin e tyre në shoqëri në nivel kombëtar.
Kampionati ndihmoi në forcimin e kapaciteteve të ekipeve lokale të krijuara, duke sjellë rritjen e numrit të frekuentuesve të verbër të këtij sporti, nëpërmjet ndërgjegjësimit dhe trajnimit disajavor të tyre nga profesionistë të përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit.
AMC, ashtu si në shumë projekte të tjera në ndihmë të personave të verbër në Shqipëri, shprehu që në fillim gatishmërinë e saj për të mbështetur këtë kampionat, që është mirëpritur shumë nga përfituesit, të cilët e kanë frekuentuar atë me të njëjtin entuziazëm si në kompeticionin e vitit të kaluar, i cili theu çdo paragjykim dhe barrierë për kapacitetet dhe pjesëmarrjen e personave të verbër në aktivitetet sportive.