F1/ GP Hungari, Shumaker akuzon Fernando Alonson

Mikael Shumaker akuzon Fernando Alonson se e kishte ngadalësuar pilotin gjerman në provat e lira të Cmimit të Madh të Hungarisë për të bërë të mundur superimin e kohës së humbur në parakalimin që i kushtoi gjermanit penalizimin.
"Jam përgjëgjës, e di se cfarë kam bërë, por nuk jam një fëmijë, - shpjegon Shumi. – Sipas meje Alonso ka ngadalësuar me qëlim për të përfituar". Parakalimi në regjimin e flamurit të kuq, pas shpërthimit të motorit të Hondës së pilotuar nga Baton, i kushtoi Mikael Shumakerit 2 sekonda penalizim, të cilat iu zbritën në dy fazat e parë të kualifikueseve.