E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1, GP Hungari/ Todt: “Shumi bën maksimunin”. Deklaratat e Braun, Shumaker dhe Masës

Skuadra italiane Ferrari arriti të vendosë në makinë në rreshtin e parë falë kohës së dytë më të mirë të arritur nga Felipe Masa, i cili luftoi deri në fund për "pole position".
Por Kavalino është tërësisht e zhgënjyer me penalitetin e dhënë ndaj Mikael Shumakerit në provat e lira të mëngjezit pas një parakalimi të kryer në kohën kur ishte në fuqi flamuri i kuq.

Ja deklaratat nga skuderia Ferrari

Zhant Todt: "Është e qartë që ky sesion i kualifikueseve ishte i ndryshëm nga ai që prisnim. Felipe luftoi deri në fund për pole position dhe ia arriti të vendoste Ferrarin e tij në rreshtin e parë duke bërë një kualifikuese të shkëlqyer. Paketa që kishte Ferrari në dispozicion, e formuar nga 248 F1 dhe gomat Bridgestone, ishte shumë kompetitive por penaliteti i dhënë ndaj Mikael Shumakerit për episodin e provave të lira në mëngjez na dëmtoi disi. Mikael, fakë disa xhirove fantastike, ka bërë më të mirën e mundshme, duke zënë vendin e 11-të në grilën e nisjes. Nuk dua të bëj asnjë koment mbi vendimin e marrë nga juria: secili është i lirë të nxjerrë konkluzionet që dëshiron. Në një cirkuit ku parakalimet janë vecanërisht të vështira, në garë faktorë përcaktues do të jenë si gjithmonë: besueshmëria, strategjia, rendimenti i gomave, puna e skuadrës dhe e pilotëve. Ndoshta më shumë se në rastet e tjera janë gomat që mund të luajnë një rol të dorës së parë. Nga ana jonë do të bëjmë c'është e mundur për të cuar në shtëpi rezultatin më të mirë të mundshëm".

Felipe Masa: "Ishte një kualifikuese e mirë. Ëhstë gjithmonë pozitive të nisesh nga rreshti i parë. Mund të kisha arritur edhe pole por kishte pak trafik në momentin që dola nga pit-line në xhiron e kronometrimit. Për këtë arsye nuk kisha temperaturën ideale në goma, sidomos në kthesat e para. Duke thënë kështu, jam i kënaqur me paketën në dispozicion. Kemi punuar mirë gjatë këtyre dy ditëve duke gjetur më të mirën për makinë dhe duke nxjerrë më të mirën nga gomat Bridxhston. Besoj se me gomat e përdorura do të jemi në gjendje të mbajmë një ritëm të mirë dhe duke tentuar të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm".

Mikael Shumaker: "Nuk dëshiroj të hyj në përshkrime të detajuara për atë që ndodhi në provat e lira të mëngjezit. Nga imazhet secili mund të formojë opinionin e tij. Nga ana ime, preferoj të përqendrojem në përgatitjet për garën. Pozicioni i njëmbëdhjetë përfaqëson më mirë se cfarë mund të arrij, duke marrë në konsideratë dhe penalizimin nga juria. I vetmi ngushëllim i pjesshëm, është fakti se do të dal i pastër nga pista. Shpresoj të bëj një nisje të mirë për të fituar disa pozicione, duke kërkuar të coj në shtëpi rezultatin më të mirë të mundshëm".

Ros Braun: " Natyrisht jemi të zhgënjyer për atë që ndodhi dhe i refereohem episodit të provave të lira të mëngjezit duke e parë se Mikael ishte një protagonist. Është e vërtetë se bëri një gabim por po jua ua lë ju të gjykoni për atë që ndodhi. Më vjen keq se për të pasi kishte një potencial të madh në dispozicion dhe nuk duhet të humbiste rastin. Felipe bëri një kualifikuese të shkëlqyer dhe e humbi "pole" për disa probleme shumë të vogla, pasi kishte trafik kur ai nisi xhiron e kronometruar. Kondicionet e pistës janë përmirësuar dhe gomat kanë filluar të punojnë ashtu sic edhe e prisnim. Makinat 248 F1 janë të balancuara shumë mirë dhe do të tentojmë të marrim më të mirën nga kjo situatë. Gara do të jetë shumë e vështirë dhe na duhet të mendojmë për zgjedhjet e strategjive para nisjes dhe gjatë garës".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›