Formula 1/ GP Hungari: Raikonen: “Kam një avantazh të madh ndaj Shumaker dhe Alonsos”

Kimi Raikonen është mjaft i kënaqur me fitimin e "pole" në Cmimin e Madh të Hungarisë. Finlandezi i MekLaren diti të përfitojë me shumë kujdes nga gabimet e kryer në provat e lira nga Fernando Alonso dhe Mikael Shumaker, të penalizuar për parakalime të parregullta. Raikonen do të niset nga vendi i parë në garën zyrtare të Budapestit. "Tani kam një avantazh të madh ndaj të tjerëve".
"Është një ndjenjë e bukur të jesh sërish para të tjerëvë në një sezon kaq të vështirë. Tashmë në raport me më të mirët e këtij sezoni jam në avantazh unë".
Mikael Shumaker do të niset nga vendi i 11-të, ndërsa Fernando Alonso nga pozicioni i 15-të.
"Nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të luftoj për të fituar, do të jetë shumë e rëndësishme të zgjedh gomat e duhura. Edhe sot gomat Mishelin kishin disa probleme, por dhe pista ishte shumë e rrëshqitshme. Duke komentuar episodet e ndodhutra me dy rivalët e tjerë, korrekti Raikonen shton: "Mendova se një nga të dy do të luftonte për pole, por efektivisht ekzistojnë penalitetet, që janë të ditura dhe që shkojnë kundër atyre që sillen në mënyrë jo korrekte".