E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionati pa shikues tri fusha te denuara



Fillimi i sezonit 2010-2011 pervec perfomances se shkelqyer te Skenderbeut dhe Flamurtarit 100 per qind te pikeve ne javet e para do te mbahet mend per nje rekord unik. Pas dy javeve te para tre stadiume te ekipeve te Superliges jane ndeshkuar per te luajtur ndeshje pa shikues. Gjithsej deri denimet parashikojne 8 ndeshje pa shikues 4 jave Besa 2 jave Elbasani dhe 2 jave Bylisi.

BESA - Pas incidenteve ne ndeshjen Besa-Skenderbeu java e pare qe shkaktua edhe nderprerjen e parakohshme te saj Besa u denua me zhvillimin e kater ndeshjeve pa pranine e shikuesve dhe 1 milion leke gjobe si dhe me humbjen e ndeshjes 2-0 ne tavoline.

ELBASANI - Pas incidenteve ne ndeshjen Elbasani-Tirana 1-1 java e pare klubi verdheblu u denua me zhvillimin e dy ndeshjeve pa pranine e shikuesve dhe me 200 mije leke gjobe.

BYLIS - Komisioni i Disiplines ne Federaten Shqiptare te Futbollit si pasoje e sendeve te hedhura nga tifozet qe paten si pasoje goditjen e arbitrit ne ndeshjen Bylis-Elbasani 1-2 java 2 ndeshkoi ekipin e Bylisit per te zhvilluar dy ndeshje pa tifoze. Bylisi u denua edhe me 500 mije leke gjobe.

1 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›