Salihi-Curri Ne Rumani per rezultat pozitiv
Hamdi Salihi ishte autori i te tre golave ne tri fitoret e fundit 1-0 te Shqiperise ne tri miqesoret kunder Malit te Zi Andores dhe Uzbekistanit. Sulmuesi i Kombetares po perjeton nje forme te mire me skuadren e tij austriake Rapidin e Vjenes per te cilin ka shenuar edhe nje gol ne kampionatin aktual goli i tij i 50-te ne Austri. Sulmuesi i Kombetares i cili ka veshur fanellen e kombetares 22 here 5 gola ishte ne unison me lojtaret e tjere te perfaqesueses ne prag te ndeshjes kunder nje Rumanie qe ka disa mungesa perfshire dhe ate te kapitenit te saj mbrojtesit te njohur te Interit Kristian Kivu i pezulluar. Ne duhet te perqendrohemi te gjendja jone jo te problemet e kundershtarit pasi rezultatin pozitiv vetem ne ate menyre mund ta arrijme - tha Salihi autori edhe i golit te fundit zyrtar te Shqiperise ne ndeshjen e humbur 4-1 me Suedine per eliminatoret e Kampionatit Boteror.
CURRI Mbrojtesi i Kombetares Debatik Curri beson se Shqiperia i ka te gjitha mundesite per te bere nje paraqitje pozitive kunder Rumanise ndaj se ciles ne ndeshjen e fundit per eliminatoret e Euro 2008-s humbem 6-1. Mbrojtesi i Genshlerbirlixhi ne kampionatin turk ne prag te nisjes eliminatoreve te Kampionatit Europian 2012 u shpreh entuziast gjate konferences per shtyp. Besoj se nuk do te perseritet ai rezultat aq i hidhur per ne pasi tani jemi ne grup i konsoliduar qe kemi treguar se dime te fitojme. Pretendojme nje paraqitje te mire. Vijme pas disa rezultateve pozitive pese miqesore te suksesshme dhe besoj se kemi dhe motivimin e duhur. Deshirojme te tregojme se ky grup lojtaresh mund te zhvilloje lojera te bukura - tha Curri i cili numeron 32 ndeshje me Kombetaren dhe eshte autori i golit kunder Holandes ne kualifikueset e Euro 2008-s 11 tetor 2006 2-1. Shqiperia do te luaje me 3 shtator kunder Rumanise ne transferte dhe me 7 shtator me Luksemburgun ne Tirane. Shqiperia nuk fiton nje ndeshje ndaj Rumanise prej vitit 1948 nje sukses pikerisht ne fushe kundershtare. Kombetarja me 7 shtator do te prese Luksemburgun ne Tirane.
1 Shtator 2010