E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontra Me Shqiperine nuk fitohet aq lehte



Veterani Kozmin Kontra paralajmeroi shoket e tij te rinj te ekipit te kene kujdes nga ekipi Kombetar i Shqiperise kundershtari i pare i tricolor-eve rumune per fushaten kualifikuese te Euro 2012-te nje ekip qe nuk duket aspak i lehte dhe i dobet per tu mundur. Dua te jem realist. Mendoj vetem per keto dy ndeshje ajo te me Shqiperine dhe Bjellorusine. Demtimi i Sapunarit do te thoshte humbja e nje lojtari me eksperience dhe trajneri u kthye te mua. Mendoj se me eksperiencen time do ta ndihmoj ekipin. Deshiroj ti nisim shume mire keto eliminatore.
Ndeshja e se premtes kunder Shqiperise eshte thelbesore. Luajta ne dy ndeshjet e eliminatore te Euro 2008-s kunder Shqiperise dhe e di se lojtaret e tyre tani jane ambicioze. Eshte shume e veshtire te mundesh nje ekip lojtaret e te cilit luajne ne vitet e fundit ne kampionatet me te fuqishme te Europes - citohet 34-vjecari Kontra nga gazeten rumune Jornanul. Mos besoni aspak se Shqiperia eshte nje ekip i dobet qe mundet lehtesisht. Vetem permes punes sakrificave dhe respektit per kundershtaret mund te kesh shanse te ecesh perpara. Pietra Neamt qyteti ku do te luhet ndeshja na ka pritur gjithmone mire dhe une shpresoj se do te jete nje atmosfere e mire. Ne kemi nevoje realisht per mbeshtetjen e tifozeve ne inkurajimin e lojtareve ne startin e tyre - tha nderkombetari rumun.

KOSISHC - Edhe mesfushori i Al-Nassr Razvan Kosishc deshiron nje debutim perfekt ne eliminatore. Ne jemi pergatitur shume mire e dime se kjo eshte fillimi i nje rruge te re. Tani na duhet te punojme seriozisht. Kemi perpara dy ndeshje dhe ne se i fitojme ato ne do ta vazhdojme rrugen me moral te larte. Eshte shume e rendesishme te marre sa me shume pike nga ballafaqimet me Shqiperine Bjellorusine dhe Luksemburgu - tha Kosishc gjate nje konference per shtyp.

1 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›