E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furtune te Shkumbini Ndroqi shkarkon Josen



Mirel Josa nuk do te jete me trajneri i Shkumbinit duke u bere keshtu tekniku i pare i larguar per sezonin 2010-2011. Presidenti Ylli Ndroqi zoteron 85 per qind te aksioneve te klubit peqinas e shkarkoi ish-trajnerin e Skenderbeut per rezultate te dobeta ne dy javet e para te kampionatit aktual. Shkumbini barazoi 2-2 me Kastriotin ne Qemal Stafa por me peqinasit si prites dhe humbi 2-0 me Lacin ne transferte duke grumbulluar vetem 1 pike nga 6 te mundshmet. Ne fakt duhet pohuar se investimet financiare dhe ne grupin e lojtareve nga bosi i fuqishem i kompanise Yldon kane qene nder me te lartat e shpenzuara ndonjehere per nje klub te formatit te Shkumbinit. Mirel Josa u shkarkua sezonin e kaluar nga Teuta ne javen e 19-te perpara se ai te merrte drejtimin e Skenderbeut ne javen e 21-te duke ia dale te mbaje skuadren korcare ne Superlige. Interesant eshte nje fakt se dhe sezonin e kaluar ishte Shkumbini ai qe e nisi valsin e bankinave. Gugash Magani dha doreheqjen pas javes se dyte pas nje barazimi pa gola ne Erseke me Gramozin dhe humbjen 2-1 ne Peqin me Besen. Sezonin e kaluar Shkumbini i drejtuar nga presidenti Dyrmishi dhe i mbeshtetur financiarisht dhe nga donatoret Sula e Ismaili pati ne bankine tre trajnere Gugash Magani nga java 1-2 Kristaq Mile nga java 3-15 dhe Perparim Daiu nga java 16. Ende nuk eshte konfirmuar ndonje kandidat per bankinen peqinase por per fat te mire te klubit peqinas kampionati eshte i nderprere deri me 11 shtator. Ne javen e trete Shkumbini do te prese ne shtepi Skenderbeun qe pas dy javesh ka pike te plota 6.

SUPERLIGA 2010-2011
LEVIZJET E TRAJNEREVE

Shkumbini Mirel Josa nga java 1-2

1 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›