Rumunet ne alarm Kujdes nga Bogdani
Ndihmestrajneri i Kombetares se Rumanise Stefan Jovan nje ish-kampion i Europes me Steauan e Bukureshtit 1986 paralajmeroi ne mediat rumune se Shqiperise do te jete nje ekip i veshtire per ta mundur pasi sipas tij eshte nje ekipi qe ka nje mbrojtje te shume te organizuar. Edhe pse emri i Shqiperise nuk do te thote shume ne futboll nga ajo mund te presesh nje ndeshje te veshtire prej asaj qe une pashe ne video se bashku me trajnerin Lucesku. Mbrohet shume mire eshte e angazhuar dhe ka mesfushore qe mund te krijojne probleme - citohet Iovan nga gazeta sportive rumune Pro Sport. Ndihmesi i Luceskut nje ish-lojtar me karriere te gjate 20-vjecare si futbollist deklaroi se Rumania duhet te tregoje kujdes te madh nga sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani i cili mund te befasoje mbrojtesit rumune.
Fizikisht ai eshte shume i larte dhe ne gjendje te mire. Ai eshte gjithashtu shume luftues ne loje. Tani luan te Cezena ne Itali dhe ka treguar cilesi ne nje nga kampionatet me te forta ne bote. Ne duhet te jemi shume te kujdesshem ndaj tij. Stefan Jovan mendon se Shqiperia tani ka nje ekip me te mire dhe me te organizuar se sa paraqiti ne ballafaqimin e fundit midis dy ekipeve Rumani fitoi 6-1. Shqiperia luan me nje skeme shume fleksibel 4-4-1-1 di te mbroje mire dhe duket me hermetike ne mbrojtje.
LAZAR - Kostin Lazar nje nga lojtaret e thirrur se fundi nga trajneri Razvan Lucesku pervec entuziazmit per pjesemarrjen e tij ne ekipin Kombetar rumun tha Ne jemi optimiste. Presim dy ndeshje te veshtira por ne e nisim me nje shans. Ndeshja e pare eshte shume e rendesishme dhe ne duhet te marrim sa me shume pike per tu kualifikuar ne finale. Do te me vinte keq nese do te qendroj ne bankine ne ndeshjen e pare -tha lojtari i Rapidit te Bukureshtit.
MARIKA - Ciprian Marika tha se ai nuk deshiron te mendoje aspak per fushaten e fundit kualifikuese. Kam ardhur per te dhene me te miren. E kujtoj me trishtim te madh fushaten paraardhese. Nuk deshiroj te perseritet e njejta situate. Shqiperia tani eshte nje ekip me i mire por qe na duhet te fitojme. Pershendes rikthimin e Kosmin Kontres na duhej nje lojtar me eksperience. Shpresoj se publiku do te na nxise do te krijoje nje atmosfere te bukur tha sulmuesi i Shtutgardit Ciprian Marika.
TE PAPUNE- Ndeshja e se premtes ne Piatra-Neamnt ka dhe nje aspekt te ri shkruan Pro Sport. Ashtu si te grupi rumun dhe te ai shqiptar ka nga nje lojtar te cilet deri tani jane pa ekip. Te Rumania eshte Kozmin Kontra i cili nga hena eshte perfundimisht nje lojtar i lire pasi klubi i Timoshoares nuk i rinovoi kontraten 34-vjecarit. Nga ana tjeter te Shqiperia eshte Ervin Skela pa ekip. Kapiteni i shqiptareve se fundi luante para pak kohesh te Koblenzi ne Gjermani.
1 Shtator 2010