Roi Makai: “Me Bajernin e Mynihut edhe pas 2008”

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Roi Makai u shpreh se do të preferonte të qëndronte te bavarezët deri në fundin e karrierës së tij. Hollandezi, kontrata e të cilit përfundon në 2008-ën ka qenë zgjedhja e parë e trajnerëve në sulm përkrah peruanit Klaudio Pizaro. "Nëse do të varej tek unë, atëherë do të qëndroja këtu. E imagjinoj që karriera ime futbollistike mund të mbyllet këtu në Mynih. Gjithsesi nuk e di se cilat janë qëllimet e klubit në 2 vitet e ardhshme", deklaroi Makai për gazetën "Die Welt". Ish-sulmuesi i Deportivo La Coruna, i cili u shpall golashënuesi më i mirë në sezonin 2002-2003 flet edhe për aventurën spanjolle. "Me skuadrën e Deportivos kam fituar të gjitha titujt e mundshme. Te spanjollët kam kujtime shumë të bukura.", vijoi holandezi duke shtuar gjithashtu se Reali i Madridit do të rikthehet në kohët e tij të lavdishme, megjithëse renditet e katërta në renditje. "Madrilenët nuk janë shumë larg nga Barcelona dhe Sevilja. Pranoj se për ata nuk ka qenë ndonjë sezon i dobët".