E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhani Ciko-drejtori i Teatrit te Operes

Drejtori i Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit, Zhani Ciko, nuk ka preferuar te beje asnje koment mbi permbajtjen e ketij drafti. Nuk eshte shprehur per asnje nga pikat e tij, perfshi edhe ate qe e prek direkt, konkursin per drejtorin e pergjithshem, pozicion te cilin ai e mban prej 4 vitesh. Ai u shpreh: "Ajo qe mua me kane bere me dije nga ministria eshte fakti se do ulemi per te biseduar, dhe deri atehere na kane kerkuar qe te mos bejme publike mendimet tona mbi ato qe shkruhen ne draftin e hartuar. Ndaj, edhe une nuk dua te flas per kete ceshtje pa bere bisede dhe pa diskutuar ne ministri per ate cka une mendoj". Ciko thekson se reagimi i sindikates se artisteve ka qene per te shtyre afatin kur ne duhet te percjellim verejtjet tona, cka edhe u arrit ne fakt, ndonese ende nuk ka nje date te percaktuar se kur do te ulen palet e interesit dhe grupi i punes per te diskutuar".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›