Agron Xoxa-keshilltar i ministrit te Kultures
Anetar i Bordit te Operes, por mbi te gjitha keshilltar i ministrit te Kultures, Ylli Pango, Agron Xoxa, i pyetur se cilet jane hartuesit e ketij drafti dhe pse nuk jane bere publik u shpreh: "Drafti nuk ka nevoje per emra, pra nuk eshte e detyrueshme". Por ajo qe thekson eshte fakti se ky draft eshte pergatitur nga ekspertet, jo vetem te ligjit, por edhe eksperte te teatrove ne rajon, ne menyre qe edhe ky i yni t'i afrohet atyre. "Gjithsesi, ky eshte nje draft i cili eshte hedhur ne diskutim, data e percaktuar per percjelljen e verejtjeve nga grupet e interesit u shty, pohon ai. Kur edhe ministri Pango te kthehet nga Gjermania, do te diskutohet me tej". Ndersa nuk le pa theksuar edhe faktin se "ky eshte nje proces i kryerjes se nje reforme, i cili eshte i domosdoshem, pasi nuk jemi ne nivelet e vendeve qe na rrethojne".