Kampioni Klitcko, synon gjithcka
Te shtunen, ne mbremje, Hasim Rahman nuk mundi dot te perballoje ritmin e nje kampioni te madh dhe perballe Vladimir Klitcos ai u dorezua jo me larg se raundi i shtate. Tani Klitcko deshiron te shtoje titullin ËBA , qe e mban Valuev, per t'i pasur te gjithe titujt, pas atyre te IBF, IBO dhe EBO. "Mendoj se eshte mire te kjo fitore te vijoje edhe me te tjera ne te ardhmen, qe te mbroj serish titullin ËBA , ndaj Valunev," - theksoi Klitco, pas ndeshjes se fundit. "Nese jo, pastaj te shohim per te tjera beteja. "Ka mjaft emra interesante ne kete divizion, si Devid Haje dhe Aleksander Povetkin." Keshtu, ukrainasi ka ftuar ne duel dy nder boksieret me ne forme te momentin, ne boksin profesionist. Klitcko ka tete vjet qe nuk humbet dhe mban titullin me te larte ne boksin profesionit, duke qene i pamposhtur ne Peshen Super te Rende. Ish boksieri anglez, Haje beri nje paraqitje te shkelqyer gjate muajit te shkuar, ndaj Verret. Ai e pa ne televizion duelin e Gjermanise, mes Klitckos dhe Rahmanit. Vitali Klitshko aktualisht eshte 37 vjec dhe kerkon te fitoje gjithcka deri ne fund.