E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani jashte fushes, mbetet i demtuar

Sulmuesi kryesor i kombetares sone, Erjon Bogdani nuk ishte perfshire as kete jave ne formacionin e Kievos. Ne ndeshjen e djeshme, ndaj Interit, Bogdani nuk ndodhej as ne stolin e rezervave. Ka disa kohe qe Bogdani nuk ben pjese ne radhet e klubit qe renditet i fundit ne Seri A dhe qe eshte mundur 4-2, dje nga Inter. Ne baze te referimve te lojtarit, mungesa lidhet me nje demtim qe ka pesuar ca kohe me pare. Ne prag te merkatos se janarit, e ardhmja e Bogdanit eshte vene gjithashtu ne pikepyetje. Nderkohe edhe mungesa e gjate ne fushe mund te rrezikoje vendin ne radhet e kuqezinjve. Bogu pritet te rikthehet pas merkatos se janarit, per t'iu bashkuar ekipit te tij, ne Seria A. Nderkohe, trajneri i perfaqesues shqiptare, Ari Han ende nuk ka bere asgje te qarte, ne vigjilje te dy ndeshjeve te radhes, me Malten dhe me Hungarine. Ai ka folur shpesh per ndryshime, por ne miqesoren e fundit me Azerbajxhanin trajneri nuk kishte ne perberje nje pjese te mire te lojtareve, te cilet jane aktualisht ne infermieri. Erjon Bogdani ka sherbyer ne ndeshjet e fundit, si sulmuesi kryesor i ekipit tone kombetar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›