E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi nis shkeputjen e madhe, drejt titullit

Interi shkoi ne nente pike plus, duke kryesuar edhe kete jave i qete, ne Seria A. Zikalterit, ne mbremje duhet te prisnin rezultatin mes dy ekipeve qe i ndjekin ne renditje, Juven dhe Milanin. Fitorja, 4-2, ndaj Kievos i jep besimin e duhur djemve te Murinjos, per te shpresuar se kete vit titulli do te jete prone e tyre. Suedezi Zlatan Ibrahimovic shenoi dy gola ne fund, per te shpetuar ekipin nga ndonje surprize e pakendshme. Bashke me Juven dhe me Milanin, ndodhet edhe Napoli nente pike pas, fale fitores se paster, 3-0 ndaj Leces, nje nate me pare. Serine e golave e hapi Maksuell, ne tre minuta loje dhe Stankovic dyfishoi rezultatin. Ishte nje goditje perfekte e Stankovicit. Me pas Kievo zgjohet dhe shenon dy gola. Sulmuesi i Kievos, Serxhio Pellesier nga distanca shkurtoi diferencen, duke mos i dhene shanse portierit te Interit per te reaguar. Ne minuten e 65-te ne "San Siro" bie nje heshtje absolute. Mantovani kroson ne zone per Bentevolion qe godet dhe me nje devijim te lehte te Maskuell, topi perfundon ne rrjete, duke u barazuar gjithcka. Murinjo nuk mund te kaperdije kete rezultat dhe ndryshon menjehere ne fushe disa lojtare duke aktivizuar Krespon dhe Balotelin qe luajti po aq mire sa edhe Figo ne krah. Por ishte serish suedezi Zlatan Ibrtahimovic ai qe beri diferencen ne fushe, qe shenoi me koke, pas nje krosi te Maikon, 11 minuta para perfundimit te ndeshjes. Me tej erdhi edhe goli i dyte i Suedezit. Ne ndeshjet e tjera binte ne sy fitorja ne fushen e Kaljariet, e Romes, e cila ishte e pesta pozitive radhazi ne kampionat. Francesko Toti kaloi ne fillim para kryeqytetasit dhe me tej Konti dhe braziliani Jeda me nje veprim akrobatik vulosi fitoren. Adrian Mutu dhe Alberto Zhilardinjo shenuan per Fiorentinen dhe vjollcet shkuan ne vend te peste, pas fitores 2-0 ne shtepi, ndaj Katanias. Udineze shenoi tre here perballe Lacios, por lacilaet barazuan ne pjesen e dyte, duke marre nje pike me vlere.

A. Muraci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›