Shkeputen Barcelona ne Spanje
Trajneri i Barcelones, Pep Guardiola paralajmeroi ekipin se nuk duhet te "fluturoje", pas fitores se fundit, 2-0, ndaj kampioneve te Spanjes, Real Madrid. Sipas trajnerit katalanas jane edhe 23 ndeshje deri ne fund dhe deri atehere asgje nuk eshte e sigurt. Golat ne fund te ndeshjes nga ana e Samuel Etose dhe Lionel Mesit, ne "Camp Nou" i dhane kryesuesve te kampionatit spanjoll fitoren e 12-te, ne 14 ndeshje radhazi, pa pesuar asnje humbje, ku kane shenuar edhe 46 gola. Barcelona ka aktualisht tete pike me shume se Valencia e vendit te dyte. "Dua te mbaj lojtaret me kembe ne toke. Nuk mendoj se diferenca prej 12 pikeve, pas 15 ndeshjeve eshte e madhe." - theksoi Guardiola. "Nese ndonjeri nenvlereson Real Madridin, gabon." Juande Ramos zevendesoi te enjten, Bernd Shuster dhe u be trajneri i peste, ne pese vjet e gjysme te Reali. "Kemi nje diference te madhe pikesh por ne duhet te presim pjesen e dyte te gares, kur te rikthehen edhe ndeshjet e Liges se kampioneve, per te pare ekipet, disa prej te cilave do te kene ngitje dhe disa renie," - theksoi Ramos.