Ekrem Spahia: Duhet zhdukur informaliteti ne sport
MTKRS i kunderpergjigjet serish akuzave te fundit, ne lidhje me problemet qe shoqerojne sportin ne vendin tone. Per sa i perket konfliktit te fundit, ne KOKSH dhe debatet qe kane shoqeruar keto dite sportin ne vend, reagon direkt zevendesministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sportive, Ekrem Spahia: "Mund t'ju them me kenaqesi se MTKRS eshte nder ministrite me rezultatet me te mira dhe si asnje here tjeter ka nje bilanc shume pozitiv ne fushen e turizmit, kultures dhe sporteve," - u shpreh Spahia. Sipas tij, pavaresisht debateve te fundit, informaliteti qe ekziston ne sportin shqiptar, duhet zhdukur nje here e me pare. Jane disa sportiste, madje te gjithe olimpistet qe jane ankuar se puna e tyre, eshte jashte cdo lloj. "Pavaresisht debateve artificiale qe jane hapur nga media te caktuara dhe persona qe duan ta mbajne peng sportin, Federatat sportive dhe Komiteti Olimpik jane ne nje proces shume te rendesishem zgjedhor. Si zv/minister jam i vendosur per nxjerrjen e sportit nga informaliteti dhe zbatimin e plote te ligjshmerise ne te gjitha nivelet e sportit," - perfundon ne nje deklarim per ceshtje qe lidhen me sportin, zevendesministri i MTKRS-se, Ekrem Spahia.