E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riedi fiton, Salihi ne dileme para janarit

Riedi i Hamdi Salihit fitoi ne ndeshjen e fundit, 3-0, nderkohe sulmuesi shqiptar nuk ka shenuar, por ka qene pjese e ekipit. Pas demtimit Salihi ende nuk e ka marre veten plotesisht. Sulmuesi pritet te rikthehet ne Shqiperi, pas pjeses se pare te kampionatit, per te qendruar disa dite prane familjes. Nderkohe demtimi koheve te fundit i ka cuar dem pjesen me te madhe te ketij sezoni. Ne perfundim te ketij sezoni Salihi nuk do te jete me ne kontrate me Riedin, pro ai pritet te nderroje ekipin, ndoshta ne muajin janar, me te rihapur merkatoja. Jane disa klube qe kerkojne shenimin e sulmuesit te kombetares sone. Ne vere, Salihi ishte shume prane CSKA-se se Sofjes, por klubi austriak nuk pranoi oferten. Jane disa ekipet te tjera, te Gjermanise, apo edhe ne lindje qe synojne kartonin e sulmuesit te Riedit. Gjate sezonit te kaluar Salihi shenoi 12 gola me Riedin. Ne kete kampionat ai ka shenuar vetem dy gola, per vete faktin se ne shumicen e kohes ka qene jashte kondicionit te duhur fizik. Pavaresisht deshires se madhe te Riedin per te mbajtur ne ekip Salihin, ky i fundit nuk ka pranuar te rinovoje kontraten per me teper ne Austri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›