Kombetarja shqiptare e basketbollit luan sonte ndeshjen e fundit eleminatore ndaj Suedise

Do të jetë kjo ndeshja e fundit, do të synohet fitorja e parë në eleminatore, por për fat të keq, do të jetë tepër e vështirë pasi përballë do të kemi rivalin më të fortë të grupit. Kombëtarja shqiptare e basketbollit do të zbresë sonte në 20:30 në fushën e pallatit të sportit, “Asllan Rusi” në kryeqytet, ndërsa kundërshtar do të jetë Suedia, në ndeshjen e fundit të eleminatoreve të kampionatit europian, divizioni B. Djemtë e trajnerit Cuka kanë premtuar të hyjnë në fushë për fitore, ndonëse kjo duket më shumë si një mirazh për vetë forcën e rivalit.
Suedezët kryesojnë grupin me 5 fitore e vetëm 1 humbje, ndërsa kuqezinjtë kanë 7 humbje në 7 ndeshje të zhvilluara. Gjithsesi, niveli ka ardhur duke u rritur dalë nga dalë, ndërsa këtë muaj janë zhvilluar 3 ndeshje që janë humbur jo me diferenca të mëdha. Në Azerbajxhan u mposhtëm me 13 pikë distancë, në Tiranë, Bjellorusia na mundi me vetëm 6 pikë, ndërsa në Bukuresht, humbëm ndaj Rumanisë me 1 pikë, 77-78.
Aventura jonë në këtë Europian të basketbollit merr fund sonte dhe do të duhet edhe mbështetje e tifozëve që ndaj Suedisë shumë të fortë të shmanget një humbje e thellë. Gjithsesi, premtimi është për të hyrë në fushë për fitore.