Tenis-Finalja/ Novak Gjokovic dhe britaniku Andi Marrej do te diskutojne trofeun
Ishte një nga ndeshjet më të vështira të karrierës së tij, duke u ndodhur në prag të humbjes, por fati e ndihmoi. Novak Gjokoviç fitoi në gjysmëfinale të turneut të Sinsinatit në SHBA, ndaj çekut Tomas Berdih, pasi ky i fundit u dëmtua. Berdih ishte në epërsi 4-3, por i ndikuar edhe nga dëmtimi, e humbi setin e parë 5-7. Pas kësaj, çeku u tërhoq nga ndeshja dhe numri 1 i botës arriti në finalen e turneut.
“Një fat i keq për Tomasin. Ai po përpiqej të jepte më të mirën, ai po gjuante shërbimin për të fituar setin, por pati atë problem në shpinë dhe më pas u vu re që nuk arrinte ta gjuante shërbimin aq fort san ë fillim. Tashmë, më duhet të përqëndrohem tek sfida e radhës”, thotë Gjokoviç.
Në finale, përballë Gjokoviçit, do të jetë numri 3 i botës, britaniku Andi Marrej. Ai kaloi amerikanin Mardi Fish pas dy seteve, 6-3, 7-6. Vështirësinë më të madhe e pati në setin e dytë, të cilin më në fund, e fitoi.
“Do të më duhet të luaj një ndeshje të madhe, kjo është e sigurt. Gjokoviç nuk të lë shumë mundësi, ai lëviz shumë shpejt dhe unë duhet të kem shërbim më të mirë sesa në gjysmëfinale. Gjithsesi, është një rast i madh nëse luaj tenisin tim më të mirë”, shprehet Andi Marrej.
Në të nxehtin e madh amerikan, Gjokoviç do kërkojë një rekord të ri: turneun e 6-të Masters të fituar në një vit të vetëm.