Meksike tragjedi pas carjes se naftesjellesit

Nafta rrodhi në rruge dhe mori flakë, në San Martin Teksmelukan të shtetit te Pueblas, qe ndodhet 80 km në lindje të Meksiko Siti-t. Zjarri shkatërroi dhjetëra shtëpi e makina dhe detyroi qindra persona të braktisin shtëpitë. Presidenti meksikan, Felipe Kalderon vizitoi vendin e ngjarjes dhe premtoi nisjen e hetimeve.
“Jam këtu për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen”, deklaroi Kalderon në vendngjarje. “Ndjejmë keqardhje për atë që ndodhi. Me sa duket ka persona që përpiqen në mënyrë të paligjshme të marrin nën kontroll njërin prej naftësjellësve. Kjo është një prej hipotezave, për të cilën po hetojmë”.
Sekretari i Shtetit të Pueblas, Valentin Meneses tha se nje grup kriminal shpoi tubacionet, pa mundur të kontrollonte presionin. Rrugët u përmbytën nga nafta dhe u panë lumenj flakësh. Zjarri u vu nën kontroll në mesdite dhe kompania shtetërore e naftës, Pemex mbylli naftësjellësin. Sipas saj, vjedhja e naftës është një problem i vazhdueshëm që i kushton qindra milionë dollarë në vit dëme shtetit.