E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, kryeson Gruevski dhe Ahmeti

Partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI vazhdojnë të kenë përkrahjen më të lartë sipas një ankete të publikuar nga IPIS në Shkup.

Në rast se nesër do të mbahen zgjedhje parlamentare, 23,3 për qind e qytetarëve do të votonin VMRO-DPMNE, 11,4 për qind për LSDM, për partinë shqiptare në pushtet BDI 6,9 për qind dhe për PDSH-në opozitare 2,6 për qind, etj.

Sipas anketës së Institutit për Hulumtime Politike (IPIS), 29,5 për qind e qytetarëve nuk do të dalin aspak në votime, ndërsa 20,7 për qind nuk dinë se për cilin parti do të votonin.

Lidhur me vlerësimin e politikanëve dhe liderëve të partive politike, 45,9 për qind kanë shprehur mendim pozitiv për kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, ndërsa 44,8 për qind kanë mendim negativ.

Për Branko Cërvenkovski të LSDM opozitare, 29,1 për qind kanë dhënë mendim pozitiv, ndërsa 61,5 për qind mendim negativ. Për kreun e BDI-së 25 për qind pozitiv, 57 për qind mendim negativ.

Ndaj kryetarit të PDSH-së 13,7 për qind kanë mendim pozitiv, 72,5 për qind negativ.

Sa i përket institucioneve, më e mira është vlerësuar qeveria dhe kabineti i Presidentit. Mbi 53 për qind kanë dhënë mendim pozitiv për punën e këtyre dy institucioneve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›