Kamza nderon Berishën me “Qytetar Nderi”
Bashkia e Kamzës nderoi dje Kryeministrin Sali Berisha me titullin “Qytetar Nderi”. Jo vetëm anëtarët e PD-së, por edhe ata socialistë të Këshillit Bashkiak, votuan në unanimitet për emrin e kreut të qeverisë, të cilit i dhanë titullin e “Qytetarit të Nderit” të Kamzës. Ky titull Berishës i jepet për kontributin që ka dhënë në lëvizjen e parë antikomuniste, atë të dhjetorit të ‘90s, themelimin e Partisë Demokratike dhe më pas në proceset demokratike në vend. Por një kontribut të veçantë Kamza dhe banorët e saj i njohin z. Berisha në mënyrë të veçantë gjatë 5 viteve të fundit të qeverisjes, falë të cilit, kjo qytezë ka ndryshuar pamje tërësisht. Bashkia e Kamzës para disa kohësh ka emërtuar edhe një rrugë në këtë zonë, pikërisht me emrin e Kryeministrit të vendit, z. Sali Berisha.