Kamzë, banorët në protestë për mbeturinat
Banorët e Kamzës, të cilëve u digjen mbeturinat pranë shtëpive të tyre, janë tepër të irrituar dhe deri në një zgjidhje të këtij problemi nuk do t‘i ndalin protestat. Shpeshherë, banorët e Kamzës kanë dalë në protestë për mungesë uji, dritash, për ngarkesë trafiku, për legalizime. Të gjitha këto kanë nisur, kanë mbaruar dhe janë përsëritur. Por, problemi i djegies së mbeturinave do të jetë në qendër të një proteste të gjatë, e cila duket se nuk do të ndalojë shpejt. Dje, banorët e Tapizës, Valiasit e Cekrezës, të cilët vuajnë prej vitesh ndotjen që u shkaktohet nga hedhja dhe djegia e mbeturinave, kanë protestuar duke bllokuar rrugën e duke penguar makinën e mbeturinave të kalojë për t‘i derdhur ato.
Të irrituar nga mungesa e reagimit të Bashkisë së Kamzës, e cila vazhdon të derdhë mbeturinat e t‘i djegë ato, në mes të zonës së banuar e fare pranë shtëpive të tyre, banorët paralajmërojnë se do t‘i vazhdojnë protestat dhe se nuk do t‘i lejojnë më makinat e firmës së pastrimit, që ka kontraktuar bashkia t‘i derdhë ato në këtë territor. Ditën e martë, ata kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugën nacionale.
Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, ka sqaruar se banorët nuk i përkasin kësaj bashkie dhe se territori ku grumbullohen mbeturinat është miratuar nga këshilli bashkiak dhe KRRT-ja e Kamzës. Të njëjtin problem me ndotjet e kanë edhe banorët e Shkodrës, të cilët javën e kaluar janë ankuar për të njëjtin problem. Lagjja periferike e Shkodrës vazhdon të mbetet vendi ku grumbullohen dhe digjen mbeturinat e gjithë qytetit.
Vetëm dy muaj më parë, në këtë vend, një fëmijë invalid, i cili mblidhte kanoçe për të ndihmuar familjen e tij të varfër, humbi jetën, pasi u mbulua nga makina e mbeturinave. Shkodra është një nga qytetet e mëdha, ku brenda vijës së verdhë, jo vetëm grumbullohen, por edhe digjen mbeturinat e një qyteti të tërë.
Nga djegia e mbeturinave çlirohet tym toksik tepër i rrezikshëm, që provokon sëmundje kanceroze dhe kjo gjendje bën që jo vetëm banorët aty pranë, por i gjithë qyteti i Shkodrës të ndihet i kërcënuar. Sipas banorëve, në kohën kur era fryn nga jugu, në Shkodër nuk mund të mbash dritare hapur, pasi era e rëndë që çlirohet nga djegia është e padurueshme.