Si i fsheh Britania paratë e Pinoçetit
Mendohej se pasuria e fshehur nga August Pinoçeti nuk do të arrinte vlerën e 100 milionë eurove, kur një gjykatës kilian filloi të hetonte në 2005-ën mbi disa llogari të fshehta dhe shoqëri investimesh fantazmë. Pas katër vitesh kërkime, "Brilac", departamenti i policisë kiliane, që merret me krimet fiskale, do të gjente fonde të familjes së ish-diktatorit (i cili vdiq në 2006-ën), të cilat e kalonin vlerën e një miliard eurove. Megjithatë, sipas detektivëve kilianë, kjo pasuri është më e madhe. Duke u mbështetur te hetimet e "Brilac", pjesa më e madhe e pasurisë së ish-diktatorit kilian është administruar dhe fshehur me bashkëpunimin e Britanisë së Madhe.
Në këtë vend, përveç shifrës dhjetë herë më të lartë se ajo e vlerësimit fillestar, janë të gjitha risitë e çështjes. Duke u bazuar edhe te dosieri kilian, e famshmja "Independent" shkruan se pasuria e familjes Pinoçet ka qenë e fshehur nëpër kolonitë britanike si në Gjibraltar, ishujt Kaiman, ishujt britanikë Vergine dhe me ndihmën e financës angleze, bankave të këtyre parajsave fiskale, kanë krijuar kompani fantazmë për të administruar fondet. Për këtë çështje, Kili akuzon jo vetëm Londrën që refuzoi të informonte gjykatësin Garzon mbi situatën financiare të Pinoçetit (thuhet se Londra ishte e detyruar ta bënte), por edhe bankierët e saj që mbrojtën dhe garantuan fshehjen e llogarive sekrete, të cilat kanë vazhduar të rriten gjatë gjithë kësaj kohe.
Ndryshe nga amerikanët, të cilët i ngrinë paratë e Pinoçetit, bashkëshortes së tij dhe djalit, të fshehura në bankën "Riggs", anglezët jo vetëm që nuk e bënë, por bashkëpunuan derisa kjo pasuri arriti vlerën e një miliard e gjysmë eurove. Marrëdhënia speciale mes ish-diktatorit dhe Britanisë së Madhe u vu re gjatë viteve të luftës për ishujt Malvinë. Ndërkohë që shtirej si solidar me gjeneralët e diktaturës argjentinase, të cilët ishin të angazhuar ta mbronin sovranitetin e ishujve nga sulmet e ushtrisë britanike, Pinoçeti bashkëpunonte me qeverinë e Margaret Theçer për të përgjuar në fshehtësi argjentinasit nga bazat ushtarake kiliane, favor të cilin Margaret Theçer nuk e harroi kurrë. Që prej asaj kohe (1982), Pinoçeti (që pavarësisht përfundimit të diktaturës në 1989-ën qëndroi edhe për dhjetë vjet të tjerë si kryetar i Forcave të Armatosura), shkonte gjithmonë në Londër për të blerë armë për ushtrinë dhe merrte nga fabrikat britanike pagesa të pasurisë së tij. Një mënyrë tjetër për të fituar para ishte trafiku i drogës dhe pastrimi i parave. Sipas hetimeve kiliane, një tjetër mënyrë akoma ishte grabitja e pasurive të shtetit: bënte privatizime në emrin e tij, u bënte dhurata familjarëve dhe licenconte firmat e huaja.
Kështu, edhe kur ishte gati të ndiqej penalisht për viktimat e diktaturës, Pinoçeti pati fatin të kishte në krah Britaninë e Madhe. Ishte viti 1998 dhe gjykatësi spanjoll, Garzon, duke përfituar nga një udhëtim i tij jashtë Kilit, arriti ta arrestonte dhe kërkoi që të ekstradohej në Spanjë, ku më pas do të gjykohej edhe për krimet kundër njerëzimit. Beteja ligjore zgjati mbi një vit me konservatorët britanikë, të cilët bënin oferta për të paguar qiranë e vilës ku Pinoçeti mbahej i burgosur dhe pjesës tjetër të avokatëve, ndërkohë që ish-kryeministrja Margaret Theçer shkonte për ta takuar dhe për të pirë çaj në shtëpinë ku qëndronte. Madje disa pushtetarë e bindën ministrin laburist të Drejtësisë, Jack Straw, që "për njerzillëk" të hiqte hekurat që rrethonin shtëpinë ku mbahej Pinoçeti, duke e lënë tashmë të lirë të moshuarin.
Tani hetuesit thonë se mirënjohja britanike nuk përfundoi aty dhe se falë Britanisë së Madhe, një lumë parash iu shtuan llogarive bankare sekrete në Hong-Kong, ku familja Pinoçet kishte 300 milionë euro në kallëpe ari.
Familja
Augusto Pinoçet
1915-2006
Licia Hiliart
85 vjeçe
Pasuri personale, 1 miliard e gjysmë euro
Pjesa më e madhe e llogarive sekrete, ose e shoqërive fantazmë, është fshehur në ishujt Bahamas, Vergini, Zvicër, Spanjë, Britani e Madhe, ishujt Kaiman dhe Argjentinë.
Bankat e përfshira në administrimin e "pasurisë" së Pinoçetit janë: "Riggs Bank", "Citigroup", "Atlantic Bank", Banka e Kilit, "Elspirito Santo" (Portugali), "Santander Central Hispano", "Coutts & Co" dhe kompani investimesh si "Althrop investement" dhe "Abanda finance".
Lucia Pinoçet
65 vjeçe
Pasuri personale, 2,5 milionë dollarë
Ka në pronësi katër vila, një shoqëri investimesh, "Marcar Ltda", një firmë ndërtimi "Aridos Herga", një agjenci udhëtimesh "Licanbur". Është martuar dhe divorcuar dy herë. Ka tre fëmijë.
Augusto Pinoçet i riu
63 vjeç
Protagonist i skandalit "Pinocheques"
Është arrestuar shumë herë për mashtrim, por është liruar falë ndërhyrjes së babait.
Ka në pronësi një vilë ("Las Cabras") dhe dy kompani që merren me mineralet e çmuara.
Ka hedhur në treg një shampanjë që quhet "Augusto Pinochet".
Verenika Pinoçet
61 vjeçe
Ka në pronësi tre kompani, shumë dyqane, dy vila.
Një shoqëri imobiliare, një fabrikë për përpunimin e drurit, një punishte ëmbëlsirash. Nuk ka fëmijë. Ish-bashkëshorti i saj, Julio Ponce Lerou, mori nga Pinoçeti një kompani shumëkombëshe kimike, e privatizuar në vitin 1989.
Ish-bashkëshorti, Roberto Thieme, rezulton si huadhënës në disa llogari të fshehura në Spanjë.
Marko Antonio Pinoçet
51 vjeç
Pasuri personale, 20 milionë dollarë
Huadhënës i të atit në shumë llogari të fshehura në Amerikë. Ka në pronësi një shoqëri investimesh në det të hapur në Bahamas, një kompani për nxjerrjen e mineraleve dhe dy kompani import, eksport.
Zhaklin Pinoçet
49 vjeçe
E martuar dhe e divorcuar tri herë. Ka 9 fëmijë
Pjesëtarët e klanit Pinoçet janë pronarë ose kanë aksione në 50 kompani. Gjysma e kësaj pasurie është në duart e bashkëshortëve (ose ish-bashkëshortëve) dhe bashkëshorteve (ose ish-bashkëshorteve) të fëmijëve të Pinoçetit.
Të dhënat
1973
Më 11 shtator, Pinoçeti drejton grushtin e shtetit kundër Allendes. Qindra të vdekur dhe të zhdukur
1989
Pinoçeti, i mundur nga referendumi, humbet pushtetin, por mbetet në krye të ushtrisë edhe për dhjetë vjet të tjera
2005
Hetimet amerikane zbulojnë një pjesë të thesarit. Pinoçeti vdes në dhjetor të 2006-ës