E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitja e kazinose, kapet i dyti

Kavaje- Vjedhja me arme e kazinose "Apex", arrestohet autori i dyte. Ai eshte Klodian Xhemilaj, 23 vjec, lindur dhe banues ne Berat. Ngjarja per te cilen eshte vene ne pranga i riu ka ndodhur 9 dite me pare ne Kavaje. Mesohet se Xhemilaj ne bashkepunim me Marko Kumarakun, 31vjec, i cili pritet te ekstradohet nga Greqia per ne Shqiperi, kane vjedhur nen kercenimin e armes nje kazinone ne Kavaje. Ngjarja ka ndodhur ne oren 04:00, ne Lagjen nr. 2 Kavaje, ne krah te autostrades. Pika e lojerave te fatit eshte ne pronesi te Rubin Licas 28 vjec. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se tre personat pasi kane hyre ne ambientet e kazinose nen kercenimin e armeve kane marre shumen prej 75 mije lekeve, kamerierit te lokalit Erjon Hajdini, 25 vjec te cilit me pas i kane marre dhe celesat e mjetit te tij tip "Mercedez-Benz C klas", me targa TR 9732 F. Makina u gjet e braktisur ne Lushnje. Policia e kryeqytetit fillimisht identifikoi autorin e pare te kesaj grabitjeve i cili ishte Kumaraku. Ky i fundit mesohet se eshte larguar menjehere nga vendi yne pasi ka kryer grabitjen. Dje policia ka bere te mundur identifikimin dhe me pas arrestimin e autorit te dyte te kesaj grabitjeve, Klodian Xhemilaj. Sipas policise 23 vjecari eshte proceduar edhe me pare penalisht per vepren penale te vjedhjes, armembajtje pa leje, trafikim te lendeve narkotike. Prokuroria e Kavajes ka ngritur akuzat e "vjedhjes me arme e kryer ne bashkepunim" dhe "armembajtje pa leje".

Grabitja e kazino "Apex" ka ndodhur 9 dite me pare ne qytetin e Kavajes. Autoret kane hyre te maskuar dhe kane shkuar te banaku, ku nen kercenimin e armeve i kane marre shumen prej 75 mije lekesh kamerierit. Pasi i kane marre edhe celesat e makines, jane arratisur deri ne Lushnjes, duke humbur edhe gjurmet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›