Kamzë, shkëputet energjia në Qendrën Shëndetësore
Kufizimet e energjisë elektrike nuk kanë toleruar madje as linjat e veçanta. Mungesat e dritave nuk kanë përjashtuar nga "rregulli" as institucionet e rëndësisë së veçantë, si qendrat shëndetësore, ku qytetarët paraqiten për emergjenca. Në listën e kufizimeve, dje ka qenë edhe Qendra Shëndetësore në Kamzë. Mungesa e energjisë elektrike në sektorin shëndetësor, jo vetëm që pengon punën dhe vështirëson pritjet dhe përcjelljet e pacientëve me probleme mjekësore, por ka edhe disavantazhe të tjera. Ilaçet në formë vaksinash, dozat e medikamenteve që mbahen në frigoriferët e Qendrës Shëndetësore, rrezikojnë të jenë të paefektshme, si rezultat i mosruajtjes në kushtet e përshkruara në etiketë. "Magazinimi" i tyre në kushte jo normale sjell skadencën para afatit të përcaktuar, ose uljen e efektshmërisë përgjatë përdorimit. Punonjësit e qendrës thonë se gjendja është problematike prej vitesh dhe ata e kanë të vështirë t‘u shërbejnë pacientëve. Kjo qendër është vetëm pak hapa larg bashkisë dhe Komisariatit të Policisë, të cilët kanë 24 orë drita.
Kushtet në dhomën e urgjencës dhe në dhomat e mjekëve nuk i plotësojnë standardet e një qendre shëndetësore. Ndërsa kufizimet e energjisë elektrike, që ndodhin në mënyrë periodike e të vazhdueshme, sjellin një tjetër vështirësi. Sipas rregullave, qendrat shëndetësore, poliklinikat, spitalet, njihen si institucione të rëndësisë së veçantë. Përveç se ato nuk duhet të jenë në listën e kufizimeve, duhet të kenë dy linja, që në raste emergjencash, apo problemesh, energjia të jetë lehtësisht e zëvendësueshme. Sakaq, dy vjet më parë, kur sistemi shëndetësor parësor, qendrat shëndetësore, poliklinikat nisën të ishin nën varësinë e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, mund të blinin me paratë e qendrës gjeneratorë për rastet e kufizimeve të energjisë. Qendra Shëndetësore e Kamzës ende nuk ka në magazinën e saj një pajisje të tillë.