Urdhri i Mjekëve: Pacientët nuk u shkojnë ankesave deri në fund
Mungesa ilaçesh, mungesë korrektese, apo sjellje jo të "ngrohtë" me pacientët. Probleme me komunikimin, gabime të cilat duhen të "rimbursohen", më shumë humanizëm dhe "transport" të pacientëve nga klinikat shtetërore në ato private, mungesë pastërtie në ambientet spitalore. Këto janë arsyet kryesore të ankesave të qytetarëve për disa nga punonjësit e sistemit shëndetësor. Çdo ditë, në zyrat e quajtura sektori i marrëdhënieve me publikun mbërrijnë pacientë, të afërm, qytetarë të pakënaqur me sistemin shëndetësor. Punonjësit pranë këtyre zyrave, presin, dëgjojnë, mbajnë shënime, japin përgjigje, interesohen për ngjarjen dhe përpiqen ta përmirësojnë sadopak gjendjen. "Ankesat më të shumta janë për mungesë të ilaçeve, apo medikamenteve specifike. Megjithatë, problemi i ilaçeve po zgjidhet dita ditës", sqaroi zyra e marrëdhënieve me publikun në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza". Në këtë zyrë çdo ditë ka mesatarisht deri në 7-8 ankesa për shërbimin spitalor. Veç ankesave që mund të depozitohen atje, një pjesë e pacientëve, të cilët mendojnë se çështja është më problematike dhe duhet, sqaruar i drejtohen Urdhrit të Mjekëve. Në raste të veçanta, ku pretendohet se ka pasur një gabim mjekësor, qytetarët u drejtohen padive penale për ta shqyrtuar çështjen nga drejtësia.
Urdhri i Mjekëve
Institucioni i Urdhrit të Mjekëve pret çdo muaj pacientë, të afërm, apo qytetarë, të cilët kërkojnë të flasin për çështjen e tyre, padrejtësi që mendohet se janë bërë për faj të një gabimi mjekësor, pakujdesie, apo mosdiagnostikim të saktë. Një pjesë e tyre madje ankohen edhe për rastet kur u është kërkuar ryshfet në këmbim të shërbimit shëndetësor.
"Ka pasur raste kur edhe pacientët kanë abuzuar me denoncimet, duke bërë mjekët fajtor edhe në rastet kur ata nuk kanë faj. Urdhri i Mjekëve shqyrton raste, diskuton, por asnjëherë pacientët nuk i shkojnë çështjes deri në fund. Pacientët duhet të dinë të drejtat e tyre dhe në raste kur ka abuzime të denoncojnë dhe t‘i shkojnë deri në fund çështjes", sqaron kryetari i Urdhrit të Mjekëve për Tiranën, Faik Toska. Sipas tij, ky sektor përpiqet të zbardhë çështjen, duke e kaluar në disa etapa.
Në fillim merren dëshmitë e personit që ankohet. Më pas bëhet ballafaqimi me mjekët dhe këshillin që mblidhet për shqyrtimin e çështjes. Në rastet kur nuk arrihen të sqarohen palët, apo nuk zgjidhet, atëherë çështja duhet të shkojë në gjykatë. Por deri tani, askush nga qytetarët që ka paraqitur ankesë nuk i ka shkuar deri në fund ngjarjes. Shumica e tyre nuk paraqiten as në ballafaqimin mes palëve.
Të drejtat e pacientit
Pacientët kanë të drejtë, sipas ligjit, të marrin shërbim shëndetësor falas në spitalet publike, të cilat financohen nga buxheti i shtetit. Ky fond i akorduar shëndetësisë, është "qesja" që mbushet nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, në mënyrë të veçantë ata që paguajnë sigurimet shëndetësore. Qytetarët, të cilët nuk i paguajnë këto sigurime, duhet të respektojnë rregullat e vendosura për të paguar koston për shërbimin e ofruar, duke i çuar kështu paratë në arkën e spitalit. Këto fonde që quhen të ardhura dytësore, përdoren për t‘u dhënë shpërblime mjekëve, për të përmirësuar infrastrukturën spitalore, për një shërbim më të mirë shëndetësor kundrejt pacientit. Në rast se i sëmuri, konstaton se nuk ka marrë shërbimin e merituar, atëherë ai ka të drejtë të ankohet pranë administratës spitalore, Urdhrit të Mjekëve, shoqatave në dobi të pacientit. Në rast se problemi i tij është më serioz, ai duhet të denoncojë çdo lloj padrejtësie që i është bërë në kurriz.
Sakaq, mjekët në detyrë, veç punës që kanë zgjedhur të bëjnë me dëshirën e tyre, duhet të respektojnë edhe betimin e Hipokratit, kur u zotuan për të kryer shërbim për të sëmurin.