E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamzë, zjarr në katin e pestë të një pallati

Kati i pestë i një pallati është përfshirë nga flakët pasditen e djeshme
në periferi të Tiranës. Për shuarjen e flakëve u aktivizuan tri zjarrfikëse
dhe pas ndërhyrjes u mundësua shuarja e plotë e flakëve. Grupi
i punës ka nisur menjëherë hetimet për shkaqet e zjarrit, ku mendohet
se mund të jetë shkaktuar nga një bombol gazi. Burimet nga
policia e Tiranës bënë të ditur se një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një
banesë në katin e pestë të një pallati në Kamzë. Si pasojë e këtij zjarri
u shkaktuan shumë dëme materiale, pasi u dogjën kuzhina dhe një
dhomë e këtij apartamenti, por fatmirësisht nuk pati të lënduar në
njerëz. Zjarrfikësit, të cilët u vunë në dijeni për zjarrin nga banorët e
pallatit, mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe evakuuan të gjithë
banorët e kateve të sipërme të pallatit për shkak të rrezikut të
përhapjes së flakëve. Në vendngjarje shkuan tri makina zjarrfikëse,
të cilat brenda një ore vunë situatën nën kontroll dhe bënë të mundur
shuarjen e flakëve. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë
ndodheshin dy pjesëtarë të familjes, të cilët shpëtuan fatmirësisht
pa asnjë lëndim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›