Pranga 2 personave me 20 gramë koka
Dy persona kanë për
funduar në prangat e
policisë, pasi janë kapur
me rreth 20 gramë kokainë.
Arrestimi i tyre është
bërë gjatë orëve të
vona të së martës, pasi
dy protagonistët po tregtonin
drogë te njëri-tjetri.
Burimet zyrtare nga Drejtoria
e Policisë së Tiranës
deklaruan se gjatë orëve
të vona, specialistët e
seksionit kundër drogës
arrestuan Roland Nazif
Agalliun, 27 vjeç dhe Ylli
Xhemal Dhimën, po 27
vjeç, i dënuar më parë
për "vjedhje". Arrestimi i
tyre u krye, sepse rreth
orës 20.30 të së martës,
Ylli Dhima është kapur në
flagrancë në rrugën
"Dëshmorët e 4 Shkurtit",
ku gjatë kontrollit personal,
iu gjet 1 gram lëndë
narkotike e llojit kokainë.
Ndërkohë, nga puna e
bërë rezultoi se shtetasi i
lartpërmendur këtë lëndë
ia kishte blerë Roland
Agalliut, të cilit gjatë kontrollit
personal, iu gjet
edhe 1 gram kokainë, si
dhe shuma e parave prej
5 mijë lekësh. Ndërsa,
gjatë kontrollit të banesës
atij iu gjet edhe sasia prej
18.5 gramë kokainë, si
dhe një peshore elektronike,
e cila shërbente për
të peshuar lëndën. Policia
tha se u kryen veprimet
hetimore dhe materialet
do t‘i kalojnë
prokurorisë, për veprën
penale të "shitjes së
lëndëve narkotike".
funduar në prangat e
policisë, pasi janë kapur
me rreth 20 gramë kokainë.
Arrestimi i tyre është
bërë gjatë orëve të
vona të së martës, pasi
dy protagonistët po tregtonin
drogë te njëri-tjetri.
Burimet zyrtare nga Drejtoria
e Policisë së Tiranës
deklaruan se gjatë orëve
të vona, specialistët e
seksionit kundër drogës
arrestuan Roland Nazif
Agalliun, 27 vjeç dhe Ylli
Xhemal Dhimën, po 27
vjeç, i dënuar më parë
për "vjedhje". Arrestimi i
tyre u krye, sepse rreth
orës 20.30 të së martës,
Ylli Dhima është kapur në
flagrancë në rrugën
"Dëshmorët e 4 Shkurtit",
ku gjatë kontrollit personal,
iu gjet 1 gram lëndë
narkotike e llojit kokainë.
Ndërkohë, nga puna e
bërë rezultoi se shtetasi i
lartpërmendur këtë lëndë
ia kishte blerë Roland
Agalliut, të cilit gjatë kontrollit
personal, iu gjet
edhe 1 gram kokainë, si
dhe shuma e parave prej
5 mijë lekësh. Ndërsa,
gjatë kontrollit të banesës
atij iu gjet edhe sasia prej
18.5 gramë kokainë, si
dhe një peshore elektronike,
e cila shërbente për
të peshuar lëndën. Policia
tha se u kryen veprimet
hetimore dhe materialet
do t‘i kalojnë
prokurorisë, për veprën
penale të "shitjes së
lëndëve narkotike".