Kapet i kërkuari për disa vjedhje
Një i kërkuar për vjedhje është arrestuar nga
policia e kryeqytetit gjatë pasdites së
djeshme. Burimet policore të Tiranës thanë se nga
forcat e Komisariatit Nr. 4, në orën 16.00, u bë arrestimi
në flagrancë i Xhevahir Kovaçit, 18 vjeç, lindur
dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë dy
herë për vjedhje. Arrestimi i tij u bë, pasi tri ditë
më parë, në rrugën "Halit Bega", ka vjedhur dy
kasetofonë dhe ka dëmtuar duke thyer xhamin e
mjetit tip "Benz elegancë", me targa TR 2400 L, në
pronësi të Fuat L. Në cilësinë e provës materiale
u sekuestrua një kasetofon i vjedhur, ndërkohë që
policia po dokumenton vepra të tjera penale për
këtë person.