E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanabisi, kapet 20-vjeçari me 107 gramë drogë

Autori i Lajmit: red.
Arrestohet një 20-vjeçar, pasi dyshohet si shpërndarës i kanabis sativës. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës, bënë të ditur dje se efektivët e Sektorit të Luftës kundër Drogës, pranë Policisë së Tiranës kanë kryer arrestimin në flagrancë, të Shkëlzen Meçollarit, 20 vjeç, banues në Tiranë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se arrestimi i tij është bërë pasi u kap në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, me një pako të mbështjellë me natriban, me peshë 107 gr, me gjithë ambalazh, ngjyrë jeshile, me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Gjatë aksionit, policia, në cilësinë e provës materiale, ka sekuestruar 107 gramë, bimë narkotike e dyshuar kanabis sativa me gjithë ambalazh dhe një telefon celular i llojit “Samsung”. Pas arrestimit, dosja me materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike”.
Ky lajm është publikuar: 13/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›