Vrasja e policit më 1997, arrestohet i dyshuari Mond Muli
Autori i Lajmit: red.
Përfundon në qeli i kërkuari prej 12 vitesh për vrasjen e një polici. Burime nga policia bënë të ditur dje se kanë arrestuar të dyshuarin Mondi Muli. Sipas të njëjtave burime, mësohet se është arrestuar nga Sektori i Operacioneve Speciale të qarkut të Tiranës i shumëkërkuari Mondi Muli. Muli akuzohet për vrasjen e policit Arben Lasku në vitin 1997 në qytetin e Shkodrës. Policia bëri të ditur se ditën e djeshme, nga ana e Drejtorisë Kundër Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Lapidari”, ku është bërë i mundur arrestimi i të shumëkërkuarit Mondi Muli, 31 vjeç, lindur e banues në Shkodër, i cili i fshihej hetimit duke u strehuar në një banesë në Tiranë. Burimet nga uniformat blu bënë të ditur se ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nxjerrë urdhërndalimin për veprat penale të “vrasjes në rrethana cilësuese”, ngjarje e ndodhur më 13 qershor 1997, në Laç të Vaut të Dejës, ku është vrarë punonjësi i policisë Arben Lasku. Gjithashtu ai akuzohet dhe për “vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë”, vepër kjo e kryer ndaj dy punonjësve të policisë, Arben Paloci dhe Gjovalin Zali. Ndërkohë, materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.
Ky lajm është publikuar: 13/02/2009