Kanabisi, zbulohet rasti i parë në Dropull
Prangoset minoritari i parë si kultivues i kanabisit. Operacioni i koduar "Era e Jugut" në Gjirokastër është finalizuar me asgjësimin e 380 rrënjëve kanabis sativa dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Thanas Baruta nga fshati Dervician.
Kjo është hera e parë që nga Sektori i Luftës Kundër Krimit të Organizuar pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, të identifikohet dhe asgjësohet një parcelë e mbjellë me bimë narkotike në një zonë e banuar nga shtetas me kombësi greke dhe shtetësi shqiptare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit së djeshëm, kur agjentët dhe specialistët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, në bashkëpunim me blutë e Komisariatit të Gjirokastrës, kanë ushtruar kontroll në stanin e minoritarit grek, Thanas Guxo.
Burime të policisë bëjnë të ditur se nga kontrolli i ushtruar dje në vendin e quajtur Hangarët e Barutës, pranë stanit në pronësi të minoritarit Thanas Guxo, pikërisht në një parcelë brenda rrethimit të këtij stani, janë gjetur nga policia rreth 380 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Bima narkotike ishte mbjellë me gropa të rregullta dhe sipas policisë, në çdo gropë kishte nga 1 deri në 3 rrënjë bimë narkotike, me gjatësi që varionte nga 50-150 cm të larta. Në momentin kur forcat e policisë kanë shkuar për të bërë kontroll në këtë parcelë, është gjetur edhe pronari i tokës, Thanas Guxo.
Sipas policisë, 51-vjeçari Guxo, lindur dhe banues në fshatin minoritar grek Dervician të Komunës Dropulli i Poshtëm, ka tentuar të largohet për t‘iu shmangur arrestimit, por pa mundur t‘u shpëtojë bluve. Ai është kapur dhe shoqëruar për në Komisariatin e Gjirokastrës, për kryerjen e veprës penale të "kultivimit të bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. Grupi hetimor ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe pasi ka dërguar një kampion në laborator, ka asgjësuar bimët e gjetura.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. Aksioni i djeshëm ka qenë në vazhdën e një operacioni të shtrirë në kohë, që policia e qarkut po bën në kuadër të fushatës për evidentimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike. Duke marrë shkak nga fakti se kjo periudhë e vitit njihet si më e përshtatshmja për korrjen e kanabis sativës, policia ka ndërmarrë dhjetëra aksione në të gjitha zonat e vendit, sidomos ato që njihen si problematike për kultivimin e kanabis sativës, por deri më sot, veç asgjësimit të mijëra rrënjëve të bimëve narkotike, nuk është vënë para përgjegjësisë asnjë pronar i këtyre parcelave ku kultivohet drogë.
Aksioni
Zbulohen 120 rrënjë kanabis në Tepelenë
Në vazhdën e operacioneve kundër kultivimit të bimëve narkotike, në Tepelenë janë asgjësuar 120 rrënjë kanabis sativa. Burime nga policia bëjnë të ditur se, pas kontrolleve të ushtruara në fshatin Dukaj të Tepelenës, është bërë i mundur konstatimi se në bahçen e shtëpisë së 32-vjeçarit Arjan Braja ishin mbjellë 120 rrënjë bimë narkotike, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies. Gjatë kontrollit, në shtëpi ka qenë vetëm motra e 32-vjeçarit, e cila vuan nga depresioni. Ndërkohë, policia ka shpallur si person në kërkim Brajan dhe po punohet për kapjen e tij.