E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanada, dy shqiptarë në garë për deputet

Pas kandidimit të shqiptarit Lulzim Laloshi për në parlamentin federal në vitin 2008, tre vjet më pas jo një, por dy shqiptarë kandidojnë për t`u ulur në një nga 107 vendet e deputetëve të Ontarios, provincës më të madhe të Kanadasë.

Sipas agjensisë së lajmeve “Ina” dy kandidatët janë Gerti Dervishi dhe Mark Jagg. E përbashkëta është se janë shqiptarë. E veçanta është se njëri i përket brezit të ri të emigrantëve shqiptarë, ndërsa tjetri i takon brezit të hershëm të emigrantëve shqiptarë, pasi ka lindur në Kanada. Politikisht, i pari kandidon nën flamurin e Partisë së Re Demokratike, ndërsa i dyti është kandidat i pavarur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›