E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanadaja heq fletëarrestin për Çekun

PRISHTINE-  Qeveria e Kanadasë ka hequr nga lista e të kërkuarve për krime lufte Agim Çekun, Ministrin aktual të FSK-së në Kosovë.

Sipas informatave lëshuar nga Qeveria e këtij shteti, Çeku është hequr nga kjo listë që nga qershori i këtij viti dhe mund të hyj ne Kanadë në çdo kohë. Kjo  është mundësuar e “djathta” e Parlamentit kanadez.

Edhe Kanadaja si vende të tjera nuk kishte hequr deri tani fletëarrestin ndërkombëtar për ish-shefin e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë, raporton INA.

Në të shkuarën ministri i Mbrojtjes, Agim Çeku disa herë ka hasur probleme dhe ndalesa nëpër pikat kufitare për shkak të fletëarresteve të lëshuara përmes Serbisë.

Ish- komandanti i UÇK’së dhe FSK’së u arrestua në 2009 nga autoritetet bullgare në vendkalimin kufitar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, në bazë të një urdhër–arresti të Serbisë, të lëshuar në vitin 2002.

Ai u arrestuar dhe më pas u lirua edhe në Kolumbi, ku edhe iu ndalua hyrja për 10 vite.

Beogradi vazhdon ta akuzojë Çekun për krime lufte kundër serbëve në fund të viteve 1990, kur ai ishte drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›