Kosovë, serbët bllokojnë forcat e KFOR-it në Leposaviç
PRISHTINE- Dhjetëra qytetarë serbë të Leposaviçit kanë dalë në rrugë afër Leshakut për të bllokuar ushtarët e KFOR-it të cilët po tentojnë të bllokojnë të gjitha rrugët që po shfrytëzohen për kontrabandimin e mallrave nga Serbia.
Mediat kosovare raportojnë se forcat e KFOR-it janë bllokuar në orët e para të mëngjesit në anën e majtë të bregut mbi lumin Ibër që çon për në Rvatska dhe katër fshatrat tjera të banuara me boshnjakë në komunën e Leposaviçit. Pasi kjo rrugë dyshohet se deri tani është përdorur nga kapot serbë të krimit për kontrabandimin e mallrave nga Serbia.
Gjatë kësaj kohe është vërejtur dhe helikopterë të forcave të KFOR-it duke fluturuar mbi Leshak afër Leposaviçit, si dhe shtim të forcave të KFOR-it.
Kryetari paralel i komunës së Leposaviçit, Branko Niniç ka thënë sot se njësitë e KFOR-it po tentojnë të zënë hapësirat e ndërmarrjes pyjore ‘Serbijashuma’ në Leshak.
Media kosovare shkruan sot se rruga e bllokuar nga serbët është e vetmja rrugë që mundëson tërheqjen e forcave të KFOR-it dhe se bisedimet mes përfaqësuesve komunalë të Leposaviçit dhe atyre të KFOR-it për zgjidhjen e kësaj krize janë duke u zhvilluar ende.
(s.g/Express/balkanWeb)