E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Ka keqkuptime, por koalicioni s'është lëkundur

PRISHTINË- Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka hedhur poshtë deklaratë se “lufta për të marrë meritat për njohjet e fundit”, ka lëkundur koalicioni qeverisës mes PDK-së dhe AKR-së.

Agjencia e lajmeve Europa e Lirë, bën me dije se nëpërmjet një deklaratë për media Kuci ka theksuar se koalicioni qeverisës është i ngritur mbi bazën e parimeve dhe jo të meritave personale.

“Koalicioni lidhet mbi bazën e parimeve dhe jo mbi bazën e perceptimeve personale. Ka mundur të ketë keqkuptime, por jo sa ta trandin koalicionin”,- ka deklaruar Kuçi.

Ditët fudit mediat kosovare kanë pasqyruar se Republika e Kosovës është njohur nga katër shtete të reja, ndërkohë që pritet njohja edhe nga disa shtetetë reja në vijim.

Nga ana tjetër ato kanë bërë publike se meritat për njohje ka tentuar t’ marrë si
zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli, ashtu edhe ministri i jashtëm Enver Hoxhaj duke aluduar për një krisje në koalicionin qeverisës midis PDK-së dhe AKR-së.

“Unë e di që mund të ketë keqkuptime në raste të caktuara. Unë besoj që qeveria e Kosovës, populli i Kosovës po i gëzon ato njohje dhe partnerët tanë ndërkombëtarë dhe secili prej nesh duhet të ndjehet mirë. Në kuadër të kësaj, detyrat që i kemi, përgjegjësitë që i kemi mund të na japin më shumë ose me pak merita, por merita i takon qytetarit”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›