E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanadezët fillojnë kërkime të reja për krom

Bulqizë-Batër

Një kompani e vogël kanadeze, e quajtur “Empire Mining”, e cila zotëron një licencë kërkimi minerar në zonën e Batrës pranë bllokut minerar të Munellës, njoftoi dje se ka filluar shpimin e 13 vrimave me thellësi që variojnë nga 50 në 200 metra në kërkim të zonave të reja mineralmbajtëse. Kompania, e cila është e listuar në bursë, thotë se do të kryejë shpime të përgjithshme prej 1400 metrash.

“Shpimet do të përqendrohen në pjesën veriore dhe jugore të bllokut minerar Bulqizë-Batër”, njoftoi kompania. Kjo zonë minerare mbart xeherorë shumë të pasur me përmbajtje më të lartë se 38 për qind krom (Cr203), një metal që përdoret për përzierjet e aluminit dhe është i pazëvendësueshëm. Kompania thotë se ka zbuluar përmes studimeve gjeologjike një zgjatim lindor dhe perëndimor të bllokut minerar Bulqizë-Batër në vitin 2009. Kompania synon të përgatisë terrenin për operacione të mundshme mineralnxjerrëse.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›