Shtyhet seanca ndaj Albin Kurtit
Seanca kundër procesit të liderit të “Vetëvendosjes” Albin Kurtit është shtyrë për të enjten për shkak se avokati mbrojtës i caktuar sipas detyrës zyrtare, Avni Gjakova, ka kërkuar që trupi gjykues të jetë në përbërje të kosovarëve shqiptarë, gjë e cila sipas tij do të bënte që ndoshta Kurti të merrte pjesë në seancën gjyqësore ndaj tij. Trupi gjykues nuk ka marrë vendim për këtë kërkesë, por ka vendosur që atë t’ia dorëzojë për shqyrtim kryetares së gjykatëseve të EULEX-it. Derisa ai të marrë vendim për kërkesën e avokatit Gjakova, gjykimi do të vazhdojë me këtë përbërje. Derisa seanca po mbahej, Albin Kurti po punonte në zyrat e Vetëvendosjes. Kurti ka thënë se nuk do të paraqitet në gjykatë për shkak se edhe nëse do të ishin gjyqtarët vendorë, gjykimi sipas tij do të udhëhiqej nga EULEX-i. Ndryshe gjykatësi Ferdinando de Mongot ka dhënë urdhër që të sigurohen të gjitha mundësitë që të enjten, më 15 prill, në orën 11, ta ketë përpara liderin e “Vetëvendosjes”, Albin Kurti.
#